13:49 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kur burri dashurohet në një grua tjetër: Psikologët thonë se e keni vetëm një opsion

A e keni përjetuar këtë agoni kur burri bie në dashuri me një tjetër grua?

Ndoshta në fillim duket një grua e parëndësishme, por tregimet gjithmonë fillojnë të ndërlidhen me atë grua.

Me shndërrimin e jetës suaj në ankth, ju mërziteni nga kjo ngjarje, ndërkaq ai me lumturi i largon sytë dhe e vëren se ka rënë në dashuri me dikë tjetër.

Megjithëse mund të ndiheni se është detyra juaj ta udhëzoni burrin për të mos gabuar, faktikisht çdo veprim juaji mund të jetë i kotë.

Prandaj, këshilla e psikologëve është të largoheni nga një situatë pavarësisht rrethanave, sepse askush nuk mund të ndryshojë menjëherë.

Dashuria e burrit për një grua tjetër nuk mund të largohet brenda natës, transmeton telegraf. Pra, përse të jetoni në një lidhje të pashëndetshme? Pse të vuani e ta shihni se nuk jeni duke u dashuruar nga personi që e admironi?

Nëse veç e shihni se burri juaj ka rënë në dashuri me dikë tjetër, largohuni nga ai – sepse nëse ndaheni do të vuani një kohë të shkurtë, ndërsa nëse qëndroni në lidhje do të vuani tërë jetën.