Kur dashuria është mbi ligjin një grua, në Prishtinë, pengon policinë gjatë arrestimit të burrit të saj

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi nuk u është bindur urdhërave të tyre, shkruan IndeksOnline.
Por gjatë arrestimit të tij, zyrtarët policorë hasën në vështirësi.
Kjo pasi që, bashkëshortja e të arrestuarit i ka penguar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë.
“Prishtinë 15.10.2020-16:40. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që ai nuk i ka përfillur urdhërat e zyrtarëve policorë, me ç’rast e dyshuar f/k bashkëshortja e të dyshuarit i ka penguar në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/