75 Mall Live Search
16:19 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Kur deputetët mërziten nga seanca dhe fillojnë të shikojnë armë në telefona

Shpeshherë kemi parë në seancat parlamentare që deputetët nuk e kanë pasur vëmendjen aty.

Gjatë një seance parlamentare, dy deputetët e grupit parlamentar ‘6+’  duket se janë mërzituar dhe kanë filluar ta zhvendosin vëmendjen në tjera gjëra.

Kamera e Indeksonline kishte kapur dy deputetët duke shikuar në telefonat e tyre armën e tipit ‘Glock’.

Sipas gjitha gjasave këta dy deputetë janë, Brahim Shabani dhe Duda Balje të koalicionit ‘Vakat’, të grupit ‘6+’./Indeksonline/