Kur derbi mes Dritës dhe Gjilanit dhuroi përleshje në fushë
Derbi i ‘Anamoravës’ është nga më të zjarrtit në futbollin shqiptar por dhe në Ballkan, për shkak të rivalitet të madh që kanë këto dy skuadra.
Në çdo përballje të tyre nuk mungon mbështetja e madhe nga tifozëritë e tyre, ‘Skifterat’ dhe ‘Intelektualët’.
Këto dy tifozëri janë të njohura për koreografitë e tyre të jashtëzakonshme sa herë që përballen Gjilani dhe Drita, por nuk mugojnë as përleshjet e tyre në stadium.
Në derbin e zhvilluar në vitin 2015, të cilin e kishte fituar Gjilani 0:3 pas një super paraqitje të sulmuesit Betim Haxhimusa, që tashmë është pjesë e “Intelektualëve”.
Para fillimi të ndeshjes të dy palët ishin futur në fushë për t’i valitur flamujt e tyre, gjë që ishte pëlqyer shumë por vetëm disa minuta më pas ‘shpërtheu’ dhuna ndërmjet tyre.
Ky derbi do të zhvillohet në kryeqytet, në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe është hera e dytë që ky stadium është nikoqir i këtij derbi. Hera e parë ishte finalja e Kupës së Kosovës në vitin 2001.