15:19 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kur Dj PM dhe Dj DAGZ e “kallin” Gjakovën (Video)

Diskoteka “Hangover” në qytetin e Gjakovës ka bërë hapjen e sezonit dimëror. E ata që nisën këtë sezonë ishin dy dj-të më në zë të vendit, Dj PM dhe Dj DAGZ të cilët u përkujdesën për disponimin dhe sollën ‘verën’ në këto ditë të ftohta nëntori. E kur këta djem janë në skenë, asnjëherë nuk mungon atmosfera por as publiku, shkruan Indeksonline.

Përveç këtyre dy dj-ve të ftuar ishin edhe grupi “Fisnikët”. Se si ishte atmosfera do të bindeni edhe vët përmes kësaj video. /Indeksonline/