Kur do arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, sipas kryeministres serbe
Ka kohë që në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi nuk janë zhvilluar takime, përcjellë Indeksonline.
E arritja e një marrëveshje mes dy vendeve nuk është afër. Madje skeptike për këtë marrëveshje është shprehur edhe vetë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.
Ajo ka thanë se dy vendet janë larg zgjidhjes përfundimtare, duke shtuar se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të arrihet para muajit tetor.
“Unë absolutisht nuk pres marrëveshje në mes të Beogradit e Prishtinës deri në tetor dhe nuk kam asnjë arsye të besoj se kjo mund të ndodhë. Jemi larg dialogut, dhe larg zgjidhjes përfundimtare, si dhe marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë ajo transmeton klankosova.
Kujtojmë se liderët nga të dy shtete do të takohen në Samitin e Berlinit që do të mbahet në fund të këtij muaji, e që është i organizuar nga kancelaria gjermane, Angela Merkel dhe nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. /Indeksonline/