75 Mall Live Search
22:09 / E Diele, 10 Prill 2022 / AR

Kur do ta padisë Kosova Serbinë për gjenocid?

Qeveria e Kosovës është zotuar se do të ngrejë padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ndaj Serbisë për gjenocid gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/99.

Por kur pritet të bëhet kjo padi?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është duke u punuar në këtë drejtim, raporton Indeksonline.

Osmani thekson se duhet kohë që të finalizohet e gjithë puna.

“Është duke u punuar në këtë drejtim, por kërkohet akoma kohë që të finalizohet e gjithë puna”, njofton Osmani në Instagram./Indeksonline/