75 Mall Live Search
12:29 / E Enjte, 13 Tetor 2022 / AR

Kur do ta shohim Dojnën sërish në ekran?

Dojna Mema është një prej moderatoreve më të pëlqyera nga publiku shqiptar. Më 20 gusht të këtij viti ajo u bë nënë për herë të parë. Erdhi në jetë Nolan Sol.

Shpesh ajo ka deklaruar se këtë kohë do t’ia dedikojë plotësisht vogëlushit të saj, teksa të gjithë pyesin kur do rikthehet në ekran. Së fundmi në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj, ajo ka zbuluar se do të rikthehet javën e ardhshme me një surprizë.

“Kam një surprizë, do shihemi javës tjetër, se ku do ua them javës tjetër”, ka thënë Dojna.