Kur do të mbyllet karantina tek Qendra e Studentëve? Tregon ministri Vitia

Qendra e Studentëve që nga fillimi i pandemisë Cvid-19 dhe përhapjes së saj edhe në Kosovë, është përdorur si karantinë për të gjithë të kthyerit nga shtetet e huaja në Kosovë. Por qëndrimit prej 14 ditëve në këtë karantinë, duket se po i vjen fundit, transmeton IndeksOnline.
Kjo pasi që sic ka thënë ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, kjo do të ndodh deri në fund të këtij muaji.
Vitia ka thënë se deri në fund të këtij muaji pritet të mbyllet karantina e vendosur në Qendrën e Studentëve.
Ndryshe një i ri nga Gjilani me 3 maj ka ndërruar jetë pasi u hodh nga konvikti ku qëndronte. Ai kishte probleme shëndetësore dhe nuk donte të futej në karantinë . /IndeksOnline/