20:25 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kur do të merret vendimi për të mos ndryshuar më ora?

Ndryshimit të orës dy herë në vit së shpejti pritet të i vijë fundi.

Vendimi i mbajtjes përgjithmonë të orës verore apo dimërore do të vendoset në takimin e ardhshëm të ministrave të BE-së.

Kështu ka njoftuar ministri austriak i Transportit dhe Infrastrukturës Norber Hofer, i cili tha se është prioritet i Evropës të arrijë një zgjidhje të përbashkët që të mos ketë kohë të ndryshme zonale.

Deri më tani shteti i Austrisë është i vetmi që është deklaruar pro mbajtjes së orës verore. Ndërsa vendet tjera ende nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim.

“Nëse mbajmë kohën verore, dielli më 21 dhjetor do të dalë në Vjenë në ora 8.42, në Madrid në ora 9.34 dhe Stokholm në ora 9.43”, shpjegoi ai./Indeksonline/