09:20 / E Premte, 16 Korrik 2021 / OSH

Kur do të ndodhë transferimi i Xhakës te Roma? Këto janë të rejat e fundit

Roma s’e ka në plan të dorëzohet për Granit Xhakën. Jose Mourinho e ka vendosur si top prioritet për afatin e verës.

Por, skuadra romake është duke e pritur shpalljen e Albert Lokonges si futbollist të ri të topçinjëve, para se të finalizojë blerjen e mesfushorit kosovar.

Fabrizio Romano ka njoftuar se oferta e Romës për Xhakën është në tavolinë dhe se klubet kanë kontakt të vazhdueshëm.

Blerja e Lokonges nga Arsenali pritet të ndodhë gjatë kësaj jave dhe më pas pritet që Xhaka të bëj gati valixhet për në Romë./Indeksonline/