75 Mall Live Search
18:10 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kur do të rikthet në ring McGregor?

Conor McGregor ende nuk e ka bërë mbrojtjen e parë të titullit kampion bote në peshën e lehtë, të fituar në nëntorin e 2016-ës ndaj Eddie Alvarez, ndërkohë që këtë vit debutoi dhe u mund në ring nga Floyd Mayëeather.

Presidenti i UFC Dana ëhite ka konfirmuar se sfida e radhës e irlandezit do të jetë ajo ndaj Tony Ferguson. Duket se në këtë shtyrje të rikthimit të kampionit të botës në kafaz ka qenë edhe sjellja e tij në Bellator 187, kur hyri në kafaz për të festuar, por më pas shau dhe sulmoi gjyqtarin e ndeshjes.

Trajneri Kavanagh ka rrëfyer se McGregor do të rikthehet në kafaz në prill ose më vonë. Duket se gjithçka është bërë në marrëveshje me UFC-në edhe pse ka zëra që thonë se irlandezit duhet t’i hiqet titulli kampion bote.