Kur do t’i rikthehet ekranit? Argjira habit me përgjigjen
Pas shkëputjes nga televizioni, Argjira Spanca u pyet nga një prej ndjekësve në Instagram nëse po planifikonte të rikthehej, por me sa duket kjo nuk është në planet e saj, të paktën këto kohë.
Edhe pse ekrani i mungon, mendimet për rikthim ndoshta i përkasin së ardhmes, pasi jeta jashtë televizionit ka filluar t’i pëlqejë disi.
“Me ju thënë të drejtën, po më shijon shumë kjo fazë e jetës jashtë ekranit. Privatësia më ka munguar, por dashuria për punën në ekran është ende aty. Jam në një fazë që po mundohem ta kuptoj çfarë dua vërtet dhe, nëse do të kthehem, do të jetë vetëm për diçka që më përfaqëson plotësisht. Për momentin nuk ka diçka që më pëlqen ose më intrigon…
Deri atëherë, kam prioritete të tjera! Po më pëlqen shumë bota e biznesit dhe po bëj më të mirën për gjërat që më bëjnë të ndihem e lumtur dhe e përmbushur”.
Argjira njoftoi largimin e saj nga ekrani pas thuajse shtatë vjetësh në televizion, në korrik të vitit të shkuar. Lajmin e bëri publik përmes një postimi në Instagram, duke shprehur mirënjohje ndaj stafit të “E diell” dhe çdokujt që e kishte mbështetur gjatë atyre viteve.

