“Kur do vishesh ndonjëherë mirë?”, fansat kritikojnë ashpër Shakirën

Shakira pati një natë të mrekullueshme në eventin Billboard Latin Women in Music 2023, ku fitoi çmimin Femra e Vitit dhe kjo vetëm sa shtoi më tej përshtypjen se ajo po lulëzon në jetë pas ndarjes nga Gerard Pique.
Për këtë rast, këngëtarja kolumbiane zgjodhi një fustan të zi të shkurtër pa mëngë të dizajnuar nga stilisti gjeorgjian David Koma, një i njohur i vjetër i këngëtares, pasi në raste të tjera e ka përdorur për veshjet e saj në videoklipe dhe spektakle, sipas People.
Shakira nuk shkoi në tapetin e kuq dhe as nuk pozoi para kamerave me të mbërritur në event, por të gjithë sytë ishin tek ajo kur u ngjit në skenë për të marrë çmimin e dorëzuar nga bashkatdhetari i saj Maluma.
Fustani i shkurtër i zi dhe rripa lëkure në dekolte dhe buzë fundit kushton 960 dollarë dhe është pjesë e koleksionit 2023 të stilistit. Shakira e kompletoi look-un e saj me një palë platforma Versace Salon Tempest, me një vlerë prej 1735 dollarësh.
Edhe pse fansat e kolumbianes duartrokitën zgjedhjen e veshjes së saj për gala, Shakira mori gjithashtu shumë kritika për mungesën e elegancës së saj në pjesëmarrjen në këtë event.
“O Zot, kur do të vishet mirë kjo grua? Sa e bukur është dhe vishet e rregullohet gjithmonë keq”, shkruajnë komentuesit.
