14:23 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kur dosti të bën dhuratë me vlerë 400 mijë dollarë

Lil Wayne feston të dielën e ardhshme ditëlindjen e 38-të. Por, dosti i afërt me të, Mack Maine është përkujdesur që pak ditë para ditëlindjes t’i dorëzojë një dhuratë të shtrenjt.

Një McLaren 720S 2020 ka arritur në duart e Lil Wayne. Reperi amerikan e ka quajtur vëlla shokun e tij për këtë dhuratë.

Duke prezantuar makinën e re superluksoze, Lil ka paralajmëruar projektin e ti që me shumë gjasa do të publikohet këtë të premte./Indeksonline/