75 Mall Live Search
18:33 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kur dy modelet më seksi në botë bëhen bashkë!

Ato kanë karriera të suksesshme si dy nga modelet kryesore të industrisë së modës.

Hailey Baldwin dhe Kendall Jenner u fotografuan teksa po largoheshin së bashku nga një studion në Los Angjelos ku dyshja e famshme po realizonin fotosesionet e radhës, transmeton Indeksonline.

Mbretëreshat e pistave të modës, 22 vjeçarja Hailey dhe 23 vjeçarja Kendall u shfaqen të thjeshta në veshje sportive dhe grim të lehtë.

Kendall dhe Hailey njihen prej vitesh dhe herë as here shoqërohen me njëra–tjetrën edhe jashtë punës dhe profesionit.

Hailey e cila jeton në New York, së fundi është vendosur në Los Angjelos për shkak të bashkëshortit të saj, Justin Bieber i cili po punon rreth albumit të ri.

Ndërsa, Kendall vazhdon ta ruaj me fanatizëm jetën e saj private, ajo ditë më parë i dha fund lidhjes me basketbollistin e njohur, Ben Simmons./Indeksonline/