11:29 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Kur e bën “bërllog” me parking, të pret bërllogu i vërtetë!

Jo shpesh herë kemi fatin të gjejmë vende të lira në parkingje të ndryshme.

E, si rezultat i kësaj shoferët detyrohen që veturat e tyre t’i parkojnë vend e pa vend, shkruan Indeksonline.

Foto në fjalë është realizuar në Prishtinë.

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto teksa shihet një veturë e parkuar afër kontenjerëve, e që nga ana e tyre banorët nuk kanë hezituar ta mbulojnë me mbeturina.  /Indeksonline/