20:31 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kur e ki këngën hit, publiku nga fillimi deri në fund këndojnë bashkë me Ledrin e Mc Kreshën

Të premtën që lamë pas Ledri Vula ishte pjesë e festivalit “Eja n’fest” që u mbajtë në Tiranë në Pallatin e Kongreseve.

Reperi që mbanë vulën e shumë hiteve, përmes një video të postuar në llogarinë e tij Instagram, tregoi atmosferën që mbretëroi atë mbrëmje.

Ai shihet bashkë me Mc Kreshën në skenë duke perfomuar këngën e tyre “Menemadhe” që e sollën në bashkëpunim me Lyrical Son.

View this post on Instagram

… prej fillimit deri nfund ? #menemadhe

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Por, duket që dy reperët nuk kanë pasur nevojë të këndojnë fare, pasi që i gjithë publiku nga fillimi deri në fund kanë kërkuar ‘Menemadhen’, një ndjenjë kjo e veçantë për ta.

Ndryshe më 15 të këtij muaji, Gashi po ashtu lanson videoklipin e bashkëpunimit me Ledrin./Indeksonline/