75 Mall Live Search
20:39 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Kur e ki nafaken si të Napolit, kalon tutje në Kupën e Italisë pas 20 penalltive

Napoli është skuadra e radhës e cila ka kaluar në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte, eliminoi Cagliarin, duke e mposhtur pas ekzekutimit të penalltive, shkruan IndeksOnline.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me barazim 1-1, derisa në penallti, Napoli triumfoi me shifrat 9-8.

Të dyja skuadrat ekzekutuan nga 10 penallti secila.

Në çerekfinale Napoli e pret fituesin e ndeshjes Fiorentina – Como./IndeksOnline/