Kur e shihte Shyhrete Behlulin në televizion, a e ka menduar Learta që do të ishte reja e saj?

Learta Jakupi është reja e këngëtares së njohur shqiptare, Shyhrete Behlulit.
Ajo është e martuar me Kushtrimin, me të cilin janë prindër të një djali.
Së fundi ajo ishte e ftuar në emisionin Prive, ku edhe iu përgjigj pyetjeve të publikut.
Ndër pyetjet e bëra ishte edhe “Kur e ke pa Shyhreten në televizion, a e ke ndier që do të jesh pjesë e familjes së saj”.
Learta tha se asnjëherë nuk e ka menduar.
“Jo, asnjëherë nuk e kam mendu”, u shpreh Learta./Indeksonline/