75 Mall Live Search
15:25 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Kur e takova Zidane, duart e mia djersiteshin”

Mesfushori i Arsenal, Mesut Ozil, dha një intervistë për magazinën gjermane ‘Football MGZN’ , në të cilën ai i referohej ish-futbollistit dhe tani trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane.

“Mënyra se si ai luante dhe drejtonte lojën më ka joshur dhe ende më fasionon mua. Teknika dhe kreativiteti i tij ishin të shkëlqyera, si një futbollist i ri dëshiroja të bëhem si ai, prandaj pozitat e mija të preferuara ishin si 10-të apo si 8-të” tha Ozil.

“Kur isha në Real Madrid dhe takova atë, duart e mia djersiteshin dhe isha nervoz, por Zidane ishte shumë i mirë dhe pozitiv, ne kemi ende kontakt” , deklaroi ylli gjerman. /IndeksOnline/