75 Mall Live Search
17:00 / E Shtunë, 30 Mars 2019 / indeksADMonline

Kur Eliza Hoxha pajtohej që “arkitektët i shitën profesionin politikanëve”

Këngëtarja dhe arkitektja e njohur, Eliza Hoxha dje zyrtarisht u bë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ani pse para disa ditësh ajo e kishte mohuar, dje u bë publike se ajo do të jetë pjesë e PDK-së.

Sot nëpër rrjetet sociale është duke qarkulluar një fotografi të një publikimi që e kishte bërë me 2 mars ajo në facebook.

Në këtë shkrim të cilin e kishte shpërndarë Eliza, bëhej fjalë se si arkitektët po i nënshtrohen politikanëve, transmeton Indeksonline.

Eliza duke e mbështetur një shkrim të tillë, kishte shkruar “Eh po…”.

Për këtë Eliza po kritikohet pasi ajo ditë me parë e kishte mohuar mundësinë e përfshirjes në politikë në PDK, ndërsa, dje e zyrtarizoi atë duke u bërë edhe vet pjesë e politikës./Indeksonline/