75 Mall Live Search
14:58 / E Enjte, 25 Nëntor 2021 / B O

Kur është fjala për rikthime në futboll, Llapi është “kasapi”

Llapi i Tahir Batatinës po kalon në top formë në Superligën e futbollit kosovar. Madje për të disatën herë këtë edicion, skuadra llapjane ka arritur të bëj rikthime fantastike në rezultat.

Ndaj Drenicës, Llapi po pësonte 1-0 nga pjesa e parë. Por iu deshën vetëm 20 minuta lojë llapjanëve për të bërë “remuntadan”.

Plot 5 herë shënuan llapjanët e Batatinës. Prenci, Rivera, Veliu, Firmino e Idrizi shënuan për fitoren e mysafirëve.

Në fund të ndeshjes Kastriot Uka shënoi dy gola për të kompletuar het-trikun që nuk i mjaftoi Drenicës për të shmangur humbjen.

Llapi me këtë fitore ngritet në pozitën e katërt me 24 pikë./Indeksonline/