12:17 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / B O

Kur fati është me ty, mund të bëhet i famshëm edhe si 38 vjeçar, çfarë fatlumi është portieri i Holandës!

Fama i ka ardhur Remko Pasveer kur ai më së paku e priste. Portieri holandez arriti në Ajax në vitin 2021 si portieri i tretë, por, papritur, pezullimi i André Onana dhe lëndimet e Maarten Stekelenburg ia hapën dyert për tu bërë i famshëm kur po bëhet gati për pension.

Madje në 12 paraqitjet e tij të para me Ajaxin, Pasveer pranoi vetëm një gol. Një gisht i thyer bëri që ai të humbiste ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar, por “plaku” holandez u rikthye shpejt në formë dhe titullar.

Pas formës së treguar, Van Gaal vendosi ta ftoj atë te Holanda. Dje ishte fantastik në paraqitjen e tij ndaj Holandës dhe me shumë gjasa Pasveer mund të jetë startues i “Tulipanëve” në Botëror.

“Është një nga netët më të bukura të jetës sime. Nuk mund ta kisha ëndërruar këtë disa vite më parë”, ka thënë 38 vjeçari dje pas ndeshjes. “Kanë mbetur edhe shumë lojëra dhe gjithçka mund të ndodhë. Është shumë herët, por mendoj se do të jetë me ne në Katar” ka thënë selektori Van Gal pas paraqitjes së tij dje ndaj Belgjikës.

Remko Pasveer, Jasper Cillessen apo Justin Bijloë, kjo është dilema e madhe te Holanda në Botëror dhe për të cilën Van Gaal nuk do ta ketë të lehtë të marr vendimin e fundit./Indeksonline/