75 Mall Live Search
11:43 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / Z S

Kur fati ‘gatuhet’ me miellin Finnesa: Lavdije Jakaj, fituese e veturës FIAT 500

Shtëpia më e madhe e grurit në Kosovë, “M&Sillosi”, e njohur për cilësinë dhe standardet e larta të produkteve të saj në tregun vendor, rajonal dhe ndërkombëtar, ka vendosur të ndajë një super shpërblim.

Fatin për ta fituar këtë surprizë të madhe dhe të paharrueshme e pati Lavdije Jakaj nga Fushë Kosova, një ndër konsumatoret më besnike të miellit Finnesa, e cila u shpërblye me një veturë të re Fiat 500.

Shpërblimi u gjet në paketimin e miellit të saj të preferuar, Finnesa dhe gjithë emocionet dhe gëzimin që përjetoi, e shprehu për Klan Kosova.

“Asnjëherë nuk kam menduar se do të fitoja, por ndodhi! Ishte një befasi e madhe, plot gëzim. Kur e pashë shpërblimin, nuk e besoja, e thirra burrin dhe ia tregova me emocion,” rrëfeu Lavdija, duke qeshur nga lumturia.

Para se të pranonte çelësat e veturës, Lavdija vizitoi laboratorin dhe linjën e prodhimit të M&Sillosi, ku mësoi çdo detaj të procesit që bën miellin Finnesa të jetë i veçantë dhe i kualitetit të lartë, i eksportuar edhe në vendet e tjera.

“Laboratori fenonmenal, sinqerisht nuk kam besuar që në mënyrë kaq të hollësishme bëhet analiza e miellit, e kualitetit, që të dal perfekt në treg. Nuk kam besuar që ka laborator kaq gjigant.”

Gjithë puna që e pa në laboratorin që e quajti gjigant, ajo tha se veç ia ka rritur sigurinë për t’i blerë këto produkte.

“Është perfekt, nuk kam fjalë ta përshkruaj. Duke e parë prodhimin, punën, procesin e të gjitha detajet, më është rritë siguria që të blej miellin Finnesa, për konsumim e gatim, për fëmijët e mi.”

Momentin e dorëzimit të shpërblimit, Lavdija e përjetoi me emocion të madh, duke marrë çelësat e Fiat 500 dhe duke bërë menjëherë një xhiro të parë me veturën e saj të re.

“Wow, sa i mirë. Shumë, shumë i mirë. O Zot çfarë ndjenje fenomenale! Ju falënderoj të gjithëve për këtë shpërblim kaq të madh. Tash e kam  një veturë të mirë. E unë do të vazhdoj të blej produktet e Finesës, Prince Caffe, sepse janë kualitative.”,  tha në fund ajo.

Ky nuk është shpërblimi i parë dhe as i fundit nga mielli Finnesa./Indeksonline/