23:54 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kur fati ta kthen shpinën

Një nënë që ishte në koma ka vdekur nga meningjiti bakterial, ndërkohë që familja e saj u bë e pastrehë për shkak të një peme të rënë mbi shtëpinë e saj.

Kristen Ledford u ndesh me infektimin vdekjeprurës në spital kur një pemë u rrëzua në shtëpinë e saj, duke shkatërruar shtëpinë në Waynesville, Karolinën e Veriut.

Trungu i madh ka lënë partnerin e saj dhe dy fëmijët të pastrehë më 8 gusht, transmeton Indeksonline.

Vëllai i Kristen, Ryan Dawson i tha WLOS: “Kështu, ndërsa motra ime shtrihet në koma dy fëmijët e saj dhe burri i saj duhet të merren edhe me këtë tragjedi”, ka thënë ai.

“Pema në të vërtetë shkoi drejtë e mbi dhomën e gjumit të mbesa. Për fat të mirë, askush nuk ishte në shtëpi në atë kohë”, përfundoi Dawson./Indeksonline/.