75 Mall Live Search
10:59 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kur fëmijët tregohen më të mençur se prindërit!

Fëmijët shpesh dinë të jenë më të mençur se sa prindërit e tyre, duke ua kaluar atyre me inteligjencë.

Në këtë video janë përmbledhur katër raste kur fëmijët kanë habitur prindërit me mençurinë që kanë, transmeton Indeksonline.

Në rastin e parë shfaqet nëna me djalin e tij, duke praktikuar një sfidë që ka pushtuar internetin kohëve të fundit.

Ajo e lëshon kartelën e bankës nga dera në tokë, derisa i thotë të birit ta ndaloj atë me ballë, pa e përdorur dorën, e ku djali tregohet i mençur dhe fiton të drejtën të blej çka të dojë.

Në rastin e dytë shihen dy prindër të cilët i kanë mbyllur vajzës së tyre të vogël derën me grila për të mos dal jashtë. Mirëpo ajo ndonëse e vogël, arrin të kaloj pengesën dhe të dal në anën tjetër të derës, për çka prindërit qeshin pa ndal.

Tutje, fëmija që zgjidh rubikon për pak kohë, e që një i rritur nuk mund ta bëj kaq lehtë.

Kurse në fund, shihet një fëmijë që numëron pothuajse të gjitha shtetet e botës, duke i ditur përmendesh ku gjenden në hartë.

E mahnitshme, apo jo? /Indeksonline/