11:09 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kur festohet në Kosovë ‘Dita e Baballarëve’?

Në shumicën e vendeve të botës sot festohet ‘Dita e Baballarëve’.

Por në Kosovë kjo ditë shënohet në një datë tjetër, transmeton Indeksonline.

Vendet si Egjipti, Jordania, Kosova, Libani, Siria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ‘Ditën e Baballarëve’ e shënojnë me 21 qershor, në të njëjtën ditë kur është edhe ‘Dita e Verës’, shkruan Al Jazeera.

Brazili e shënon këtë ditë me 2 gusht, në nder të Shën Joakimit, shenjtorit të etërit.

Ndërsa Tajlanda e shënon me 5 dhjetor, në festën e mbretit të ndjerë  Bhumibol, i cili konsiderohet babai i kombit./Indeksonline/