75 Mall Live Search
17:26 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Kur francezët dërgonin ndihma për qytetarët e Kosovës gjatë luftës së ’99-tës

Qeveria e Kosovës mori sot vendim që të ndaj mjete për tragjedinë që ndodhi në Paris, ku u përfshi nga zjarri Katedralja e njohur, Notre Dame.

Ndaj këtij vendimi të Haradinajt pati disa zëra kritikues të cilët thanë se nuk ishte e nevojshme të jepen para për Francën, derisa Kosova ka probleme më të mëdha, përcjellë Indeksonline.

Mirëpo, kishte edhe nga ata që nuk e kishin harruar ndihmën që Franca i kishte dhënë Kosovës gjatë luftës së vitit 1999.

Në internet madje po qarkullon një video ku shihet solidarizimi i popullit francez me qytetarët e Kosovës, duke dërguar ndihma për refugjatët nga qyteti i Bordeaux. /Indeksonline/