Kur futbolli mungon, Zeneli me këndim fansat i disponon

Futbollisti kosovar, Arbër Zeneli ka publikuar një video në të cilën shihet duke kënduar.
E siç duket Zeneli futbollin e pezulluar po e zëvendëson me këndim dhe me shëtitje, shkruan IndeksOnline.
Zeneli aktualisht është pjesë e skuadrës francize Reims, skuadër kjo të cilës ju bashkua në vitin 2019.
Kurse futbolli është pezulluar shkaku i pandemisë covid-19, andaj futbollistët janë duke u munduar që kohën e tyre ta kalojnë me stërvitje./IndeksOnline/.