75 Mall Live Search
09:31 / E Shtunë, 31 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Kur hapet e kur mbyllet afati kalimtar dimëror në ligat kryesore në Evropë?

Klubet e futbollit do të jenë mjaft aktive gjatë muajit të janarit.

Përveçse në fushën e lojës, klubet do të kenë vëmendjen edhe në afatin kalimtar dimëror.

Si zakonisht, lojtarët mund të blihen dhe shiten në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Marrëveshjet për huazim gjithashtu mund të kryhen gjatë këtij muaji.

Kur hapet afati kalimtar në ligat kryesore në Evropë?

• Premierligë: 1 janar, 2023

• Bundesliga: 1 janar, 2023

• Serie A: 2 janar, 2023

• La Liga: 2 janar, 2023

• Ligue 1: 1 janar, 2023

Në të gjitha ligat e përmendura afati kalimtar i janarit mbyllet më 31 janar.