75 Mall Live Search
21:50 / E Shtunë, 22 Tetor 2022 / MSH

Kur i filloi aktivitetet dëshmori i parë i uniformuar i UÇK-së? Flet vëllai i tij

Më 16 tetor 2022, është shënuar 25 vjetori i rënies heroike së dëshmorit të parë të uniformuar të UÇK-së, Adrian Krasniqi. Me këtë rast, si asnjëherë më parë ka folur vëllai i tij, Ilir Krasniqi.

Ai në emisionin “n’Demos”, ka rrëfyer momentet e aktiviteteve të para të tija e të Adrianit.

“Aktivitet tona fillojnë, të miat si student e të Adrianit si gjimnazist, ne jemi edukuar pas ardhjes së babës që ka qenë në Shqipëri ku pati sjellë shumë materiale me libra të ndaluara të asaj kohe me Mic Sokolin, Shote Galica e kështu me radhë. Kemi filluar me grevat e urisë, me demonstratat që u mbajshin, grevat e aty ka fillu aktiviteti jonë konkret. Gjimnazi ku shkollohej Adriani, “11 maji” kur kanë hyrë minatorët në grevë, për dy netë kanë qëndru brenda me krejt klasën e vet, asnjëri prej tyre nuk kanë pranu me dal me të vetmin qëllim që të solidarizohen me grevën”, është shprehur Krasniqi.

Ai ka treguar edhe si kanë rënë në kontakt Adrian Krasniqi me Qerim Kelmendin, ku më pas nuk do të ndaheshin për asnjë moment deri në rënien e Adrianit.

“Një ditë kur pata shku në shtëpi, e pata parë Qerimin ( Kelmendin ) mysafir tek ne aty, edhe i them Adrianit ku e gjete vëlla këtë, çka është puna jote, tha shuj se është djali i mirë, jemi duke punuar në Pejë me të, Qerimi më pas ka kërkuar nga unë që të aktivizohem në LPK. Adriani i ka krijuar lidhjet me Qerim Kelmendin përmes Arben Kadrisë, që e ka pas shumë për zemër, ai ishte vrarë aksidentalisht duke mbledh armë për me kry aksione. Pas vdekjes së tij, Adriani është lidh Akoma më shumë me Qerim Kelmendin”, ka treguar Ilir Krasniqi në “n’Demos”.