Kur Icardi-Perisic janë mirë, edhe Interi është mirë [Video]
Inter ka shënuar një tjetër fitore mjaft të rëndësishme në garë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Luciano Spalletit në krye me dyshën më të mirë në fushë Icardi-Perisic, ka mposhtur me rezultat 3-0 Hellas Veronën.
Goli i parë erdhi pas vetëm 38 sekondave lojë kur Icardi shënoi pas asistimit të Perisic.
Rezultatin e dyfishoi Perisic në minutën e 13-të të takimit.
Kapiteni Icardi u përkujdes sërish për të thelluar epërsinë, duke shënuar për 3-0 në minutën e 49-të, sërish asistues Perisic. /IndeksOnline/