75 Mall Live Search
08:34 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kur injektimi në buzë s’shkon siç e keni planifikuar

Një grua mbeti me gunga blu në buzët e saj pas një injkesioni, i cili i shkoi gabimisht.

Sarah Naijjar, 34-vjeçare, pagoi 300 funte për mbushje pasi admiroi punën e ordinancës estetike te njerëzit e tjerë.

Por, ajo mbeti me gunga në buzë dhe të fryra keq madje iu desh të paguante edhe 700 funte të tjera për të përmirësuar dëmin.

Ajo tha: “Buzët e mia u fryn pasi injektova mbushësin, për të cilin fillimisht mendova se ishte normal, por pas një jave pashë gjithë këto gunga”, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë, një javë më vonë, ajo e kuptoi se diçka kishte shkuar jashtëzakonisht gabim.

“Buzët e mia ishin të pabarabarta, kështu që u riktheva te vendi ku i mbusha dhe ata më thanë se çdo gjë do rregullohet”.