18:25 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kur ishte foshnjë e hodhën në kontejner, sot drejton kompaninë multimilionëshe

Emri i Freddie Figgersit është një nga më të përmendurit në rrjetet sociale për faktin se nëna e tij e la atë si foshnjë në një kontejner bërlloku dhe tashti është në krye të një kompanie me vlerë 62 milionë dollarëshe.

Ai lindi në Florida dhe nëna e tij e braktisi menjëherë pas lindjes dhe u birësua nga Nathan dhe Betty Figgersi kur kishte vetëm dy ditësh.

Freddie është një novator, më saktësisht themelues dhe kryeshefi ekzekutiv i Figgers Communication dhe ka qenë i përfshirë në teknologji që nga fëmijëria.

Përkatësisht, sipas Bored Panda, Fredi riparoi kompjuterin e tij të parë në moshën nëntë vjeç, punoi si teknik kompjuteri kur ishte 12-vjeç, dhe tre vjet më vonë themeloi kompaninë e tij.