75 Mall Live Search
15:31 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Kur janë perfekte karriera e familja, nuk mungon lumturia

Ermal Fejzullahu ndodhet në tur pushimesh bashkë me gruan dhe fëmijët e tij. Pasi soditën për disa ditë me radhë Evropën, Ermali ka shkelur bukuritë përrallore të Dubait.

Në këtë mënyrë, djali i Sabriut po feston një vit të suksesshëm që kishte vitin e kaluar dhe me siguri që po i mbushë “bateritë” për një vit të ri me plot surpriza.

Ermal Fejzullahu mbetet një nga këngëtarët më origjinal shqiptar duke qenë gjithmonë nga më të kërkuarit.

Suksesi i tij fshihet pas familjes dhe afërsisë që ai gjithmonë ka patur ndaj tyre.

Jo më kot, Ermali ka qenë gjithmonë në krye të top listave dhe jo në qendër të skandaleve në karrierën e tij disa vjeçare./Indeksonline/