Kur je femër e kuruar si Arbnora, yjeve lehtë u bën konkurrencë
Shpesh herë shumë femra bëhen pjesë e showbizit, por arrijnë që të jenë aktive vetëm për pak kohë.
Por është pikërisht ish-miss Kosova, tashmë prezantuese e njohur, Arbnora Ademaj e cila vazhdon të jetë onTop edhe pas shumë vitesh.
Arbnora njihet për fizikun e saj të kuruar në çdo detaj dhe për një fytyrë shumë të veçantë. Pamja e saj, por edhe aftësitë e mira të komunikimit e bëjnë një nga prezantueset më të suksesshme të momentit, transmeton Indeksonline.

Arbnora arrin që çdoherë të duket bukur, teksa së fundi e dëshmoi këtë më së miri.
E veshur në ngjyrë qumështi e me grim të lehtë, Arbnora të bën të kuptosh se femrat janë si vera “sa më shumë që ikin vitet, aq më të mira bëhen”.
Për t’u bindur thjeshtë duhet vizituar profilet e saj në rrjetet sociale./Indeksonline/

