18:29 / E Martë, 28 Shkurt 2023 / B O

Kur ke një shofer si Icardi, merr Rashicën dhe i bën xhiro

Një atmosferë fantastike po mbizotron në ekipin e Galatasarayt. Së fundmi futbollisti argjentinas, Mauro Icardi mori makinën që nevojitet për të bartur të lënduarit, dhe futi aty bashkëlojtarët e tij.

Shoferi Icardi mori me vete gjatë këtij ‘rrugëtimi’ lojtarët, si: Milot Rashica, Nicolo Zaniolo dhe Lucas Torrerira.

Ylli argjentians me këtë makinë kaloi afër tifozëve që ishin duke pritur për ndonjë autograf nga lojtarët.

Në kushte normale sot skuadra e Galatasarayt është dashur ta zhvillojë ndeshjen e Kupës së Turqisë kundër Besaksehir, por tërmeti i shkaktuar ditë më parë ndryshoi planet e futbollit atje.

Kujtojmë që skuadra ku luan futbollisti kosovar është duke kryesuar tabelën e Superligës me 54 pikë, gjashtë më shumë se pozita e dytë, Fenerbahce (48)