“Kur Kosova flet me dinjitet, bota dëgjon”, Osmani bën një përmbledhje të punës pesë vjeçare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka postuar një video në Facebook ku ka përmbledhur disa nga vizitat dhe aktivitetet e saj.
Kur Kosova flet me dinjitet, bota dëgjon, shkruan ndër të tjera Osmani.
“Pesë vjet në përfaqësim të Republikës, pesë vjet me një synim të vetëm. Kosova para se gjithash”, thuhet ndër të tjera në videon e postuar nga Osmani.
Kujtojmë se Vjosa Osmani ishte zgjedhur presidente e Kosovës më 4 prill. Ajo ka shprehur gatishmërinë për një mandat të ri në krye të presidencës.

