75 Mall Live Search
23:58 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kur LDK e mohonte flamurin dhe himnin e Kosovës dhe Isa Mustafa thoshte se do ta kthejnë atë Dardan

Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre nga LDK-ja, sot ishte mysafire në emisionin PRESSING në T7.

Ajo përveç që foli për programin qeverisës, komentoi edhe raportet me Lëvizjen Vetëvendosje, subjekt ky politik që nuk arritën ta gjejnë një gjuhë të përbashkët për koalicion parazgjedhor, por me të cilën parti pretendon ta formojë qeverinë pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Madje, Osmani potencoi se ky koalicion do të bëhet kur VV t’i kuptojë gabimet e veta dhe kur Albin Kurti ta dojë vendin siç e do ajo dhe t’i njoh simbolet e vendit tonë, përcjellë Indeksonline.

“Vetëm kur VV të kuptojë gabimet e veta, mund ta krijojmë një koalicion.

Për t’u lidh koalicioni VV – LDK, Kurti duhet ta dojë Kosovën. Ta dojë Kosovën ashtu si e dua unë, t’i pranojë simbolet edhe si deputet ose si kryetari i kuvendit, e jo ta lusim ta dojë vendin e vet”, potencoi ajo.

Megjithatë, në vitin 2014 ishte vet kryetari i partisë së LDK-së, Isa Mustafa, ku gjatë fushtës zgjedhore, pikërisht në një tubim në Istog, tha se Kosovës do t’ia kthejmë flamurin dardan dhe himnin “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, atë që e deshi ish-presidenti Rugova.

“Ju kam premtuar, përcaktim i LDK-së se do t’ia kthejmë Kosovës flamurin dardan, si flamur shtetëror të Republikës së Kosovës, që e propozoi presidenti Rugova dhe do t’ia kthejmë himnin që e dashti Rugova “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë” që është shumë më i mirë dhe shumë më i afërt për ne dhe është ai që do ta mobilizojë Kosovën, ai që do t’na çoj përpara dhe që do t’na drejtoj në suksese dhe punë”, tha ndër të tjera Mustafa.

Për më shumë shikojeni videon dhe deklaratën e Mustafës: