75 Mall Live Search
10:51 / E Enjte, 15 Maj 2025 / AR

Kur Ledri del në skenë, Milano dridhet (video)

Mbrëmjen e kaluar, skena muzikore shqiptare në diasporë përjetoi një moment të veçantë në Milano, ku Ledri Vula surprizoi publikun me një paraqitje energjike në koncertin e Alban Skënderajt.

Artistët bashkuan forcat për një natë të mbushur me emocion, muzikë të mirë dhe atmosferë gjigante nga publiku shqiptar në Itali, shkruan Indeksonline.

Ledri u ngjit në skenë gjatë performancës së Albanit, ku të dy sollën një interpretim të fuqishëm të hitit të tyre “Nuk ekziston”.

Turma shpërtheu në duartrokitje dhe këndoi çdo varg të këngës, duke krijuar një atmosferë unike që rrallë përjetohet në koncertet jashtë vendit.

Përveç bashkëpunimit të tyre më të ri, Ledri performoi edhe disa nga hitet e tij më të mëdha, si “Oj oj oj” ndërsa Alban Skënderaj emocionoi publikun me këngët e tij të njohura.

Koncerti në Milano ishte pjesë e një turneu evropian që synon të sjellë më pranë fansat shqiptarë me artistët e tyre të preferuar. Organizimi i shkëlqyer dhe reagimi i zjarrtë i publikut dëshmuan edhe një herë se muzika shqiptare ka vend të veçantë në zemrat e emigrantëve.

Ky bashkëpunim i suksesshëm në skenë konfirmon edhe një herë miqësinë artistike mes Ledrit dhe Albanit, të cilët po sjellin projekte gjithnjë e më të forta për fansat e tyre./Indeksonline/