Kur Madagaskari njohu Kosovën shtet, Ivica Daçiç…
Homologu i tij nga Kosova Behgjet Pacolli bëri publik lajmin i cili gjithashtu ishte pjesë e këtij samiti.
E kur ka marr lajmin për këtë njohje ndaj Kosovës, Dacic ka ‘vdekur’ për së gjalli, në kohën kur ai po lobonte anti Kosovës.
Madagaskari ka njohur pavarësinë e Kosovës. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli ka falënderuar Madagaskarin derisa ka publikuar njohjen.
Ishte zëvendëskryeministri serb Ivica Dacic i cili në samitin e Frankofonisë në Paris ka zhvilluar takime me ministra të ndryshëm të vendeve që tashmë e kanë njohur Kosovës.
Ai kishte paralajmëruar se janë disa shtete që po i shqyrtojnë vendimet për tërheqje të njohjes.
Në po të njëjtin samit ishte edhe Pacolli, ku Kosova ka statusin vëzhguesit në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, kohë më parë tha se shteti i Surinamit që e ka njohur Kosovën në korrik të vitit 2016, e ka tërhequr njohjen.