75 Mall Live Search
20:57 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Kur Mbappe është në formë, fitoja e Realit është e padiskutueshme, ”mbretërit” dominojnë Atletiko Bilbaon

Pas tre barazimeve radhazi në La Liga, Real Madrid i është rikthyer fitoreve.

”Mbretërit” mposhtën Atletiko Bilbaon në stadiumin ”San Mames”, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Kryefjala e kësaj mbrëmje ishte Kylian Mbappe. Sulmuesi francez shënoi dy gola dhe bëri një asist.

Ai hapi serinë e golave qysh në minutën e 7-të, derisa asistoi te goli i Camavingas, në minutën e 42-të.

Mbappe nuk u ndal me kaq dhe në minutën e 59-të shënoi golin e dytë personal të kësaj mbrëmje, dhe të 16-tin këtë sezon në La Liga.

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 36 pikëve dhe renditet në vendin e dytë, me vetëm një pikë më pak se Barcelona.

Në anën tjetër, Atletiko Bilbao ka 20 pikë dhe renditet në vendin e tetë në tabelë./IndeksOnline/