75 Mall Live Search
15:07 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / OSH

Kur Mërgim Lushtaku i kërkonte Vjosa Osmanit ta dëshmonte në praktikë ‘frymën rugoviane’

Mërgim Lushtaku i PDK-së, gjatë një aksioni simbolik në Kuvendin e Kosovës, i kishte kërkuar Vjosa Osmanit që “ta dëshmonte në praktikë frymën rugoviane”.

Ai pati vendosur fotografinë e presidentit Thaçi në ballë të Kuvendit, ku i kërkonte Osmanit, që ta respektonte presidentin në institucione, sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Lushtaku shkruante:

Sot, me anë të një gjesti simbolik, edhe një herë provova t’i tregoja kryeparlamentares së re dhe të papërvojë, se ajo duhet ta dëshmojë praktikisht frymën e saj rugoviane – institucionaliste dhe të respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.

Hashim Thaçi është president aktual i Republikës së Kosovës dhe në bazë të legjislacionit në fuqi, fotoja e tij duhet të vendoset në vendin e caktuar, brenda zyrave të të gjitha institucioneve të vendit.