75 Mall Live Search
18:12 / E Diele, 24 Tetor 2021 / C E

“Kur mungon luani… Reali bëhet ‘mbret’ në Camp Nou”

Real Madrid ka dalë fitues në “El Clasicon” e parë këtë sezon.

Mbretërit kanë mposhtur Barcelonën me rezultat 1-2 në ndeshjen e javës së 10-të të La Ligas.

Golin e parënë ndeshje e shënoi David Alaba në minutën e 32-të, shkruan Indeksonline.

Ish-mbrojtësi i Bayernit realizoi në ndeshjen e tij debutuese me fanellën e bardhë.

Rezultatin e dyfishoi Lucas Vazquez në minutat shtesë të ndeshjes.

Ai realizoi pas një kundërsulmi të shpejtë të lojtarëve të Real Madridit.

Golin e vetëm për Barcelonën e realizoi Aguero në minutën e shtatë shtesë.

Ndeshja kishte një tempo pothuajse të barabartë, me Real Madridin më kërkues te goli.

Me këtë fitore, Reali merr kreun e tabelës me 20 pikë, aq sa ka edhe Sevilla dhe Real Sociedadi.

Barca mbetet në vendin e tetë me 15 pikë. /IndeksOnline/