75 Mall Live Search
10:58 / E Hënë, 26 Maj 2025 / AR

Kur muzika takon shpejtësinë, Dua ndan pamje mahnitëse nga “Formula 1”

Ylli kosovar me famë botërore Dua Lipa, ka qenë në Monaco, ku mori pjesë në rastin e ndarjes “Çmimi i madh” i “Formula-s 1”.

Në Instagram, minuta më parë ndau pamje nga aktiviteti atje, ku si gjithmonë me energjinë e saj ka bërë që çdo gjë të shkoj në mënyrë perfekte, shkruan Indeksonline.

“Ndalesë e shpejtë⚡️ me Dua Lipa Rennstall GT3 RS, çfarë!!!@porsche @porschesupercup”, shkroi ajo ku ka pozuar pranë veturave luksoze.

Të shumta ishin pëlqime e komentet e ndjekësve të cilët e duan dhe e mbështesin atë në çdo lëvizje./Indeksonline/