11:14 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Kur në lojë është Virgili, aty s’ka “kili-mili” (Video)

Virgil Van Dijk ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme për Liverpoolin. Mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit ishte njeriu i ndeshjes në derbin ndaj Evertonit.

Van Dijk ishte shtyllë e mbrojtjes në sfidën e mbrëmshme duke qenë i pathyeshëm dhe lider i vërtetë në mbrojtje.

Van Dijk kompletoi më së shumti pasime mbrëmë, pati më së shumti duele të fituara, shënoi golin e fitores duke u shpallur “Man of the match”.

75 milionëshi holandez ishte paralajmërim për sulmuesit kundërshtarë se tash e tutje nuk do ta kenë aq të lehtë për t’i shënuar gol Liverpoolit./Indeksonline/