Kur një mashkull ka një mungesë testosteroni: Ja si ndikon në shëndet një çekuilibër hormonal!

Te meshkujt, hormoni kryesor është testosteroni, i cili prodhohet në testikuj.
Është një hormon përgjegjës për zërin e thellë mashkullor dhe rritjen e qimeve të fytyrës.
Prodhimi i testosteronit zakonisht rritet gjatë pubertetit dhe zvogëlohet pas moshës 30 vjeç, transmeton Telegrafi.
Ja se çfarë duhet të dini rreth testosteronit dhe si një çekuilibër mund të ndikojë në shëndetin tuaj.
Çrregullimi hormonal te meshkujt
Një sasi e caktuar e testosteronit që qarkullon në sistemin e qarkullimit të gjakut shndërrohet në estrogjen (estradiol). Te meshkujt, estradioli është përgjegjës për rregullimin e epshit, funksionin e ereksionit dhe prodhimin e spermës.
Për meshkujt analiza bëhet kur mund të jenë infertil apo nuk janë në gjendje të mbajnë ereksionin; kur janë djem me pjekuri seksuale të hershme apo të vonuar (puberteti).
Nivelet e ulëta të testosteronit mund të ndikojnë në sferën seksuale pasi shkakton:
– Zvogëlim të dëshirës seksuale
– Ereksion spontan më pak të shpeshtë
– Impotencë apo ereksion të dobët
– Infertilitet
Megjithatë, pacienti mund të ketë dhe një sërë problemesh të tjera si rritje të yndyrës në trup, reduktim të energjisë dhe rritje të ndjesisë së lodhjes, zvogëlim të masës muskulore, depresion dhe rënie të vetëvlerësimit, anemi, osteoporozë, çrregullime të gjumit.
Ndërsa simptomat e mësipërme janë brenda kufijve të caktuara që konsiderohen si aspekt normal i moshës, në disa pacientë mund të jenë sinjal i një sëmundjeje si për shembull: një reagim ndaj një ilaçi të caktuar, sëmundja e tiroides, depresioni i madh, abuzimi me alkoolin.
Mënyra më e mirë për të diagnostikuar një testosteron të ulët është përmes një analize gjaku, por duhet të keni parasysh se rezultatet e ulëta mund të kenë disa shkaqet që nga kanceri në vezore apo testikuj deri tek hipogonadizmi.