07:34 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kur performon një yll dhe ka ditëlindjen, vijnë edhe dy të tjerë, surpriza e Ledrit mbrëmë

Ledri Vula festoi mbrëmë ditëlindjen e tij të 33-të.

Sukseset e njëpasnjëshme e bën Ledrin një nga figurat më të dashura të showbizit.

Këngët e tij u shndërruan në hite pa asnjë mëdyshje, kurse ato që do të publikohen do të jenë ndër të preferuarat e secilit.

Përderisa Ledri pati të performojë mbrëmë në një nga klubet e natës në Prishtinë, me të erdhën edhe dy surpriza.

Përpos që liroi çmimin e biletave për festivali ‘SunnyHill’ mbrëmë për të performuar ishin Tayna dhe Lumi B, transmeton Indeksonline.

Duket se Ledri asnjëherë nuk do t’i dëshpërojë fansat, pasi gjithmonë ka diçka edhe më të bukur për t’i dhuruar. E sigurisht të pranishmit e shijuan performancën, pse jo tre në një, tre t’mirë në një vend, Ledri, Tayna dhe Lumi B./Indeksonline/