75 Mall Live Search
11:36 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Kur Piatek shënon, Crudelli “llugë” krejt studion e bon

Komentatori dhe tifozi i famshëm i Milanit, Tiziano Crudelli ka “harxhuar” zërin e tij në studio gjatë sfidës së mbrëmshme, Milan-Napoli.

Debutimi përallor i Piatek ka bërë që Crudelli të “çmendet” në studio duke bërë spektakël me reagimet e tij.

Sulmuesi polak arriti mbrëmë që në ndeshjen e parë të cilën e filloi nga minuta e parë, të shënoi dy gola të bukur, për të kualifikuar Milanin në gjysëmfinale të kupës së Italisë./Indeksonline/